Kaos në Kuvend| Mbyllet seanca plenare, kalon ligji për investime strategjike

7 Mars 2024 | 10:53

Është mbyllur mes tensioneve seanca plenare e zhvilluar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca e ditës së sotme u drejtua nga Ermonela Felaj e cila vijoi me leximin e projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës ndonëse deputetët e opozitës vijuan me protestën duke bllokuar foltoren e duke u rëndë bilbilave.

Në seancën e sotme u miratuan me shumicë të thjeshtë votash disa projektligje, ku më i rëndësishmi ishte ai për investimet strategjike.

Seanca e ditës së sotme zgjati rreth 30 minuta, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu dha më tepër detaje në një lidhje direkte, rreth asaj që ndodhi në Kuvend:

“Ka patur një situatë të tensionuar. Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza për mazhorancën se nuk po i kalon ligjet me shumicën e thjeshtë prej 71  votash por me 68 deputetë. Në momentin e hapjes së seancës, kur u bë dhe check in i deputetëve zonja Ermonelaj Felaj përmendi numrin e 68 deputetëve. Ajo që u vu re është se në 4 projektligjet që u miratuan ditën e sotme nuk u përmend numri i votave për projektligjin i cili miratua”,-tha Eksiola Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026