“Nuk kishte krevat, as banjo”-Mësuesja në pension tregon çfarë kaloi në Mirditë…
Ish-mësuesja e biokimisë, Gonxhe Voja ishte këtë 7 Mars e ftuar në “Good Morning Albanians”, ku foli për vështirësitë e saj të para si mësuese. Ajo në moshën 22-vjeçare është emëruar mësuese në një fshat të Mirditës.
Ajo tha se në fshat njerëzit ishin shumë të mirë, por kushtet ishin shumë të këqija, ndaj i vjen keq që në ditët tona shumë mësues refuzojnë të shkojnë në fshat ndërkohë që kushtet janë përmirësuar ndjeshëm.
“Në vitin 1968 unë mbarova shkollën, u emërova ishte një farë kontrate që do shërbeja atje ku ka nevojë Atdheu. Unë u emërova në fshatin Shebe të Mirditës. Megjithëse ishte një fshat me jetesë shumë të vështirë, nga ana tjetër ishin njerëz të mrekullueshëm. Dua të them diçka sot ka kushte shumë më të mira dhe fshati është i braktisur, mua për këtë më dhemb zemra.
Nuk kishte rrugë makine, më pritën me kal për të vendosur plaçkat mia, një dyshek, një jorgan dhe një valixhe me ndërresa. Rruga ishte mbi gjysmë ore në mal për të zbritur poshtë në fshat.
Shkolla ishte në breg të një lumi të vogël, shkollë e përshtatur me një oborr që përfundonin me gurë të mëdhenj aty. Atë natë që u futëm në dhomë, ishte një dhomë me çimento e vogël, kishte një dritare dhe një tavolinë të vogël, nuk kishte as krevat asgjë, as tualet”,-tha mësuesja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës