Snajperistet ukrainase, si luftëtaret femra po bëjnë rrugë në Forcat e Armatosura
Në Ukrainë, gratë luftojnë për të marrë role udhëheqëse në luftë. Nga rreth 400 mijë ushtarë që shërbejnë në forcat e armatosura ukrainase, 20% janë gra.
Por shumica e tyre kanë role mbështetëse. Por ato në frontin e luftës duhet të luftojnë. Si për shembull Oleksandra. Më parë ajo punonte në një furrë buke, ndërsa tani është qitëse.
“Unë shoh armikun, shoh pushtuesin që erdhi në tokën tonë për të shkatërruar shtetin dhe popullin tonë. Kaq”, tha qitësja Oleksandra.
Në vijën e frontit, objektivat mund të jenë mbi 1 kilometra larg. Detyra e saj kërkon aftësi dhe përgatitje mendore. Shumë njerëz vënë në dyshim kapacitetet e saj vetëm sepse është grua.
“Çdo grua në ushtri duhet të tregojë se është e aftë të zërë pozicionin e saj dhe të luftojë, në kushte të barabarta me burrat”, tha qitësja Oleksandra.
As për Olenën nuk ka qenë e lehtë. Përpara luftës ajo ishte instruktore komunikimi në Kiev. Ndërsa tani punon në radhët e këmbësorisë.
“Komandanti më pyeti, do vërtet të luftosh? Është e vështirë dhe jo të gjithë komandantët pranojnë vajza për të luftuar. Unë i thash, mos u shqetësoni për komandantët, nuk dua t’ia di sa e vështirë është. Jam e bindur që ia dal”, tha ushtarja Olena.
Olena ia ka arritur të pranohet nga kolegët dhe është dekoruar nga presidenti Volodymyr Zelensky për kurajën e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon