“Sulm ekstremist në Moskë”, ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Rusi
Ambasada amerikane në Rusi ka paralajmëruar për sulme ekstremiste në Rusi. Në një njoftim publik, selia diplomatike amerikane njofton qytetarët amerikanë që jetojnë në Rusi që të shmangin tubimet e mëdha në kryeqytet.
Sipas ambasadës, alarmi vjen pas raportimeve se ekstremistët kanë plane të afërta për të kryer sulme.
Ky është paralajmërimi i radhës i Uashingtonit për qytetarët amerikanë që jetojnë në Rusi. Më herët, ambasada ka kërkuar largimin nga territori i Rusisë të gjithë shtetasve me pasaportë amerikane. Njoftimit janë bërë për shkak deklaratave të politikanëve të lartë rusë kundër SHBA dhe politikave që ajo po ndjek pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022 ka shkaktuar krizë mes raporteve zyrtare mes Moskës dhe Uashingtonit zyrtar. Presidenti rus ka fajësuar direkt SHBA për armatosjen e Ukrainës dhe zgjerimin e aleancës së NATO-s me shtete të tjera. Sipas Putin, zgjerimi i NATOs me shtete që janë në kufi me Rusinë është kërcënim direket për Moskën.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike