Lista Serbe mohon akuzat e nënkryetares së Zveçanit për djegien e lokalit

9 Mars 2024 | 13:55

Lista Serbe tha se dënon “insinuatat dhe akuzat e rreme” ndaj këtij subjekti politik lidhur me djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniç.

Më 8 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “elementet kriminale”, ndërkaq nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq, akuzoi Listën Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, lidhur me djegien e lokalit në pronësi të saj.

Tomaniç është nënkryetare e komunës së Zveçanit, që funksionon sipas sistemit të Kosovës.

Lista Serbe hodhi dyshime për motivin e zjarrit në lokalin në pronësi të Tomaniqit, duke thënë se ka paralajmërime se në atë vend do të ndërtohet një lokal edhe më i madh “me njerëzit nga jugu” dhe me paratë e Prishtinës, “pa leje, dhe kushedi se për çfarë qëllimi dhe për këtë Lista Serbe fajësohet politikisht”.

“Interesante se si Natasha Tomaniq, sikurse shefi i saj, Albin Kurti, dinë shkakun e zjarrit para se të kryhet ndonjë hetim dhe të dalin rezultatet nga shërbimet profesionale”, tha Lista Serbe përmes një reagimi më 9 mars.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është duke hetuar rastin e djegies së lokalit, që ndodhi në orët e para të 8 marsit, duke theksuar se ka dyshime se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Tomaniq deklaroi për REL-in se dyshon që motivi i zjarrvënies është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “elementet kriminale” në Zveçan për këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026