Rama fushatë në Durrës: “Ekoparku, vendi ku del qartë pse na duhet mandati i tretë”

26 Mars 2021 | 16:12

Një ditë pasi çeli zyrtarisht fushatën, kryeministri Rama u shfaq në qytetin e Durrësit nga ku zhvilloi disa inspektime që lidhen me ndërtimin e ekoparkut dhe kantierin e ndërtimit në lagjen e re në zonën e Spitallës.

Kryeministri Rama u shpreh se mandati i tretë i duhet Partisë Socialiste pikërisht për të vazhduar punën në zonat ku po rindërtohet pas dëmeve të tërmetit tragjik në Durrës. Sipas kryeministrit, nëse Partia Socialiste nuk merr mandatin e tretë, e gjithë puna në ato zona do të shkojë dëm.

“Vendi ku mund të shpjegohet shumë thjeshtë pse na duhet mandate i tretë. Për të mbaruar punët që përndryshe s’ka shans të mbarojë, përkundrazi rrezikon të shkojë dëm e gjitha”, tha z. Rama.

Më pas kreu i qeverisë, i shoqëruar nga disa kandidatë të socialistëve në këtë qark lëvizën këmbë në disa lagje të Durrësit dhe zhvilluan takime me qytetarët por edhe bizneset.

Rama ndërroi dy fjalë me një zonjë që ndodhej në biznesin e saj, duke i vënë në dukje rëndësinë e taksës 0.

Gjithashtu, Kryeministri Rama së bashku me ministren e shëndetësisë Manastirliu ndoqën nga afër edhe procesin e vaksinimit të pedagogëve në Durrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026