Kreu i KMSH uron besimtarët për muajin e Ramazanit, lutje edhe për Ukrainën e Gazën

10 Mars 2024 | 12:16

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët për nisjen ditën e nesërme të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se Ramazani është pastrim shpirtëror.

Ai gjithashtu tha se lutej që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë.

Reagimi i Spahiut:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë!

Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botërave që na mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit.

Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin.

Ramazani nuk është muaj diete por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen.

Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit (a.s.) Ramazani përshkruhet si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne.

Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë.

Zoti (xh.sh.) thotë në Kuran: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

Ajeti në fjalë tregon qartë se agjërimi synon të formojë një personalitet të kompletuar tek besimtari.

Ramazani është muaji i Kur’anit Famëlartë, në këtë muaj ne duhet të lidhemi fort me të.

Ramazani është muaji i solidaritetit mes njerëzve.

Është muaji i dhënies së lëmoshës.

Është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve. Secili nga ne ka një mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërm.

Mos harrojmë, në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehet shumëfish nga Allahu (xh.sh).

Zoti e ka veçuar shpërblimin e Ramazanit. Aq i rëndësishëm është ky shpërblim sa që në Xhennet agjëruesi i sinqertë ka një portë të veçantë për të hyrë në të.

E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re!

E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati!

Lusim Zotin që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë!

Amin!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026