Përplasja me Princ Lekën, reagon për herë të parë Elia Zaharia
Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së përplasjes me Princ Lekën.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen dhe kurajon.
“Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, tha ajo.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar personat që bënë publike videon që Leka Zogu dorëzoi si provë në komisariatin nr 1, bashkë me kallëzimin për dhunë nga ish bashkëshortja dhe babai i saj.
Në ditët në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharian dhe të atin Gjergj Zaharia. Nga ana e saj, Policia mohon që video të jetë publikuar nga strukturat e saj.
Pas kallëzimit të Princ Lekës, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Dhunë në Familje”, si dhe po kryen verifikime edhe për publikimin e videos, si provë materiale duke theksuar se pamjet janë publikuar në media para se të dërgohej në Prokurori.
Konflikti në familje ka ndodhur pasditen e 5 marsit në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën “Murat Toptani”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta