Reshje të vazhdueshme dhe intensive, parashikimi i motit për këtë javë

11 Mars 2024 | 08:52

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tregoi se si do të jetë moti gjatë kësaj jave.

Ai theksoi se java nis me një mot të paqëndrueshëm, ku reshjet do të jenë të vazhdueshme dhe intensive deri të mërkurën.

Mes tjerash ai tha se temperaturat e ajrit, pavarësisht reshjeve të shiut, do të rriten.

“Java nis me një mot të paqëndrueshëm. Në Veri do të ketë reshje të dendura shiu. Orët e pasdites, i gjithë territori shqiptar do të kalojë në mbizotërimin e reshjeve që do të jenë intensive në zonat veriperëndimore. Herë pas here, reshjet në pjesën e dytë të ditës do të jenë në formën e rebesheve.

Dita e martë dhe dita e mërkurë, mbeten në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Herë pas here do të ketë reshje shiu, por do të jetë në sasira më të pakta se ditën e sotme.

Pjesa e dytë e javës, sjellë një përmirësim të lehtë të kushteve të motit, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Ndërkohë do kemi një rritje të temperaturave të ajrit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026