Ndahet nga jeta poeti i njohur korçar
Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar Ylber Merdani.
Merdani është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh.
Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesën më të madhe të fisit të tij.
Gjatë viteve të internimit poeti u njoh me bashkëshorten e tij Shpresën, me të cilën lindën një një vajzë e një djalë.
Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën për t’u përkushtuar me së shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.
Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga përjetimet në burgjet politike.
Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it gjithashtu.
Intervista e fundit e poetit e dhënë në Euronews Albania:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS