Baza e armëve dhe municioneve në Durrës, lihen në burg të arrestuarit
“Arrest në burg” vendosi gjykata e Durrësit për Hekuran Troplini dhe Emiliano Pashon, dy të arrestuarit për bazën në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku ruhej arsenal armësh e municionesh në shërbim të grupeve kriminale.
Troplini 20 vjeç dhe Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur u ndaluan të shtunën pas operacionit të policisë së Durrësit. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t’u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua dhe u arrestua nga policia.
Dy të rinjtë mbanin të fshehura armë zjarri luftarake kallashnikovë që më pas ua shisnin grupeve kriminale.
Brenda në bazë u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen, 63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet