Hapet unaza në lindje të Tiranës, përfundon puna në segmentin nga TEG deri te mbikalimi i Farkës 

26 Mars 2021 | 16:38

Një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e automjteve.

Bëhet fjalë për pjesën nga rreth rrotullimi i TEG-ut deri tek mbikalimi i Farkës.

Më herët ministrja informoi se ky segment do të ishte i hapur për të gjithë qytetarët që prej orës 14:00 të ditës së sotme.

Ministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në këtë aks, për të thënë se përfundimi i lotit të parë të unazës lindore do të ndikojë në uljen e trafikut në kryeqytet.

“Gjithashtu, pavarësisht se nuk ka akoma lidhje me lotin e dytë, shpërndan një pjesë të trafikut jo vetëm atë që vjen nga Elbasani por mund të jetë edhe një zgjedhje e banorëve të zonës lindore të Tiranës për të aksesuar krahun tjetër të Tiranës nga ky kalim”, u shpreh ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026