A do të finalizohen negociatat Bardhi-Çuçi? Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
Pas takimit të përbashkët të katër krerëve të grupeve parlamentare me ndërmjetësimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të diskutuar rrugët e daljes nga kriza gati 6 mujore në Kuvend, palët duket se janë afër një akordi.
Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët javën e shkuar për t’i dhënë fund kaosit në Parlament, këtë të martë do të zhvillohet një mbledhje e Konferencës së Kryetarëve. Në këtë mbledhje pritet të miratohen ndryshimet në Kalendarin e Kuvendit ku të përfshihen kërkesat e plotësuara të opozitës për komisionet zgjedhore dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Nëse çdo gjë do të shkojë me ritmin e duhur, pritet që seanca plenare e 21 marsit të jetë e para normale dhe pa kaos parlamentare që nga tetori i vitit të shkuar, kur deputetët e opozitës nisën aksionin në Kuvend.
Të hënën nuk ka pasur takime mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, por mësohet se mes kampit socialist janë zhvilluar disa takime konsultative. Burime bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi këzhvilloi të hënën takime të njëpasnjëshme me kryetaren e Kuvendit Nikolla, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka si dhe drejtuesin e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta