“Nuk ka marrëveshje, por dialog politik”, Bardhi i përgjigjet Ramës për komisionet

13 Mars 2024 | 13:19

Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër. Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka dalë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa theksoi se nuk ka asnjë tërheqje nga komisionet dhe nga diskutimet e ditës së djeshme, i ka kthyer përgjigje dhe kreut të qeverisë Edi Rama, i cili pak më parë  u shpreh se  se pazari me “non gratën” nuk ekziston.

Bardhi tha se nuk ka asnjë marrëveshje por ka një dialog politik normal, ndërsa tha se do vijë dita që kreu i qeverisë të jetë tre hapa pas.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, ka një dialog politik normal, për një vend kandidat për në BE, në institucione palët politike të kenë mundësi të dialogojnë dhe të gjejnë zgjidhje për shqetësimet e tyre. Sa për hapa pas, e ftoj të vijoj të numëroj hapat nga tre do të shkojë dy, një e më pas do të shkojë ai tre hapa pas. Ajo që unë kam thënë është se hetimi parlamentar padiskutim është çështje vullneti politik. Nëse një mazhorancë do të bllokojë hetimin parlamentar, e kanë bërë dhe në të shkuarën me ligjin e vjetër”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026