Milani në “duart” e arabëve, fondi i investimeve publike blen 41.7% të aksioneve
Milani ka një plan konkret për zhvillimin e mëtejshëm të skuadrës dhe ndërtimin e stadiumit, por për këtë i duhet patjetër ndihma e Lindes së Mesme.
Palët kanë nisur bisedimet me njëra-tjetrën dhe jo vetëm, por madje kanë firmosur një kontratë, ku Fondi i investimeve publike do të ketë në pronësi 41.7% të aksioneve.
La Gazzeta Dello Sport nëpërmjet një artikulli të publikuar orë më parë, bën me dije zbulimin e një dokumenti në të cilin palët kanë deklaruar kalimin e aksioneve në drejtim të arabëve.
Edhe pse kuqezinjtë janë munduar të mbajnë të fshehtë ka qenë një kontroll i bërë në zyrat e klubit ku u zbulua dhe dokumenti në të cilin është firmosur marrëveshja për blerjen e 41.7% të aksioneve nëpërmjet riblerjes së 80% të kredisë së shitësit për 487.5 milionë dollarë”.
Palët kanë zhvilluar dhe një takim me njëra-tjetrën gjatë fundjavës së shkuar, teksa në Arabinë Saudite zhvillohej gara e Formula 1. Sipas raportimeve në media, është zhvilluar diskutimi mes përfaqësuesve të klubit milanez dhe aty të PIF.
Këta të fundit kanë një vlerë prej 861 milionë dollar neto, ku 10 janë nën menaxhim të RedBird, ndërsa qëllimi është që deri në fund të 2025, vlera të shkojë 1 trilionë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet investimeve të bëra në fusha të ndryshme, mes tyre dhe sporti.
Konkretisht në futboll kanë në pronësi disa skuadra, mes tyre Man City e Newcastle në Angli, por dhe 4 ekipet më të mira të Saudi Pro League. Ndër të tjera ka pasur investime dhe në ndërtimin e infrastrukturës për sportet të tjera në Arabinë Saudite, por dhe qëllimin për marrjen e të drejtave të organizimit të kupës së botës në futboll.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta