Europa League: Milan e nis me fitore, Roma ndalet nga Feyenoord

16 Shkurt 2024 | 15:24

Forma e mirë në kampionatin Italian është pasqyruar dhe në Europa League nga skuadra e Milanit, e cila e ka nisur me fitore rrugëtimin në këtë kompeticion. Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli dominoi përballë francezëve të Rennes në 1/16, duke shënuar dhe 3 gola. HEroi i takimit ishte mesfushori Loftus Cheek me 2 gola të shënuar. Triumfi u vulos pas nga Rafael Leao i cili realizoi një gol të bukur, i shërbyer nga Theo Hernandez. Pas këtij rezultati 3-0, Milani e sheh veten të avantazhuar për ndeshjen e kthimit.

Roma e Mourinho nuk ka shkuar më tepër se një barazim në Holandë ndaj Feyenoord. Kryeqytetasit e Italisë arritën të shmangin humbjen, pasi vendësit deri në minutën e 67’ ishin në avantazh falë golit të Paixao, por Lukaku riktheu ekuilibrat, duke bërë më të lehta llogaritë për ndeshjen e kthimit. Surpriza e së enjtes ishte padyshim Qarabag e cila fitoi në Portugali ndaj Bragës 1-4, duke vijuar qëndrimin në këtë kompeticion, ndërsa sfida e vetme pa gola ishte ajo mes Lens dhe Freiburg.

Galatasaray mori një fitore në minutat e fundit, ndërsa bomber Icardi ishte shpëtimtari i skuadrës, duke shënuar për 3-2. Një përballje që pa 2 kartona të kuq, nga 1 për secilën skuadër. Dy ekipet e tjera portugeze që garuan të enjten, Benfica e Lisbona morën fitore respektivisht ndaj Toulouse dhe Young Boys. Sa i përket përballjes mes Shakhtar dhe Marsejës, u mbyll në barazim 2-2. Aubameyang dhe Ndiaye realizuan për francezët, ndërsa ekipi ukrainas u përgjigj me Matvienko e Eguinaldo. Ndeshjet e kthimit luhen të enjten e javës së ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026