Arrestimi i ish-kreut të ARRSH, kush janë dy biznesmenët që përfunduan në pranga

14 Mars 2024 | 10:13

Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, u arrestua me urdhër të SPAK . Euronews Albania  mëson se arrestimi i tij u krye mbrëmjen e 13 marsit 2024, pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Berberi ka qenë deri dje në krye të detyrës ndërsa po në mbrëmje u njoftua dorëheqja  e tij.

Pas arrestimit të Evis Berberit, ish-kreut të ARRSH-së, mësohet se janë vënë në pranga edhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Këta të fundit janë administratrorë të kompanisë “B-VAAL”, “ENG-10”, tani “DAAM”.

Berberi ka qenë administrator te kjo kompani para se të merrte detyrën, ku ka dhënë dorëheqjen në 1 shkurt të 2019.

Në 2021 administratori i kësaj kompanie u emërua Ervis Lami, i cili e mban këtë post dhe aktualisht.

Ndërkohë 100% të aksioneve i ka Valter Begaj, ndërsa Evis Berberi nuk figuron të ketë aksione në këtë kompani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026

“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm

Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si...
08:05 | 24/06/2026