Burg autorëve të vrasjes së 19-vjeçarit, avokati: Klajdi Muka iku sa nisi konflikti
Gjykata e Fierit ka lënë në burg këtë dy kushërinjtë Florian dhe Klajdi Muka, të cilët akuzohen për vrasjen e Grei Bihucit në Fier.
Ata do të dërgohen në burgje të ndryshme. 17-vjeçari Klajdi Muka do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florian Muka në burgun e Fierit.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar dhe avokati i Klajdi Mukës, duke thënë se ky i fundit është larguar nga vendi i ngjarjes sapo ka nisur konflikti.
“Masa e sigurisë u dha sot për të dy edhe për shtetasin F.M edhe për të miturin që unë mbrojtja ishin për të dy me masë “arrest me burg”. Organi i akuzës për të miturin që unë mbrojta nuk solli asnjë provë. Dukshëm dhe nga vendi i ngjarjes dhe dinamika është vërtetuar që personi F.M e ka kryer veprën penale me thikë dhe në momentin që u largua iu gjet dhe thika. Ndërsa të miturin që unë mbrojta në konflikt me ligjin, nuk është aktiv në ngjarje, përkundrazi, sa ka filluar konflikti është larguar me vrap.
Nga ana e prokurorisë është pretenduar sikur i mituri ka goditur një nga personat me përforcues grushti, por në të vërtetë, nga deklarimet që dha atentatori F.M me këtë mjetin përforcues ishte goditur ai në kokë. Nuk korrespondon vendi, dinamika me deklarimet e prokurorit. Mendoj se vendimi i gjykatës nuk ishte i duhuri, po flasim për një person që është 16 vjeç në shkollë, pra është në proces edukimi dhe në kodin e të miturve të gjitha dispozitat e përjashtojnë në mënyrë të dukshme, kur nuk ka prova bindëse dhe dyshime bindëse për kryerjen e veprës penale”-theksoi Ervis Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë