“Lejuan ndërtimin e pallatit buzë detit” Prokuroria detaje nga arrestimet në Sarandë

14 Mars 2024 | 11:16

Institucionet lokale në Sarandë janë trondirur sërish nga 11 urdhër arreste të lëshuara nga prokuroria. Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agjensisë Kombëtare të Kadastrës dhe bashkisë së Sarandës dyshohet të kenë favorizuar ndërtimin e një pallati 7-katësh pranë vijës bregdetare.

Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit Sarandë, Mariel Murati. Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të Aluiznit Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Prokuroria dhe policia e Sarandës kanë arrestuar shtetasit: Erald Lika ish-Shef Sektori i Aluiznit, Denis Balili ish-inspektor IKMT,  Ermen Stroka specialist në ASHK, Tonin Simoni ish-inspektor IMT Bashkia Sarandë, Oltion Durmishi inspektor IMT Bashkia Sarandë, Viktor Qesari inspektor IMT Bashkia Sarandë, Manushaqe Saliko ish-inspektore e IKMT dhe Ina Papa ish Shefe sektori Aluizni. Këto dy të fundit janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë fëmijë të porsalindur dhe do të paraqiten para togave të zeza për t’ njohur me masën e sigurisë.

Në kërkim nga policia është janë shpallur Andri Dhima ish drejtor i ASHK , Kozeta Statha ish drejtoreshë e ASHK dhe Mariel Murati ish Drejtor Aluizni.

Këto hetime të shtrira në një muaj , janë të disatat në dy vjeçarin e fundit, ku në prangat e policisë kanë përfunduar 31 zyrtarë, kryesisht nën akuzën e favorizimit të ndërtimeve pa leje apo dhënien e certifikatave të pronësisë në mënyrë të paligjshme.

NJOFTIMI I PROKURORISË SARANDË

Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi në kundërshtim me ligjin lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh, hotel, pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës dhe proceduan me legalizimin tij. Ndërkohë që tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

  1. P – Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;

V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

  1. S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026