Regjisori që fitoi 100 mln dollarë, më i paguari i të gjitha kohërave në Hollywood
Pa asnjë fije dyshimi, Christopher Nolan tashmë mban titullin e regjisorit më të paguar të të gjitha kohërave. Pas triumpht të filmit të çmuar me 7 çmime nga akademia e Oscars, Nolan arketoi nga fitimi i “best picture” 100 milionë dollarë.
Christopher Nolan tashmë kryeson listën e regjisoreve më të paguar të të gjithë kohërave. Lajmi nuk përbën surprizë për industrinë dhe dashamirësit e kinematografisë pas suksesit që arriti filmi “Oppenheimer”. Në ndarjen e 96-të të çmimeve Oscar të dielën e 10 marsit, Oppenheimer mori shtatë çmime, duke përfshirë dhe filmin më i mirë i vitit. Cylian Murphy fitoi aktorin më të mirë në Oscar, ndërsa Nolan fitoi dy çmime, duke përfshirë regjisorin më të mirë.
Teksa pagesa e arkëtuar nga Nolan mbetet një mister për kuriozët, mediat amerikane bëjnë me dije se regjisori britanik ka fituar 100 milionë dollarë për regjinë e filmit më të mirë, duke përfshirë dhe kompensime të tjera në formë pagesash dhe bonusesh për triumfin e tij në OSCAR. Nolan konfirmoi se buxheti total i realizimit ishte rreth 100 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin e gjashtë më të shtrenjtë të regjisorit pas Batman Begins (150 milionë USD), Interstellar (165 milionë USD), The Dark Knight (185 milionë USD), Tenet (200 milionë USD) dhe The Dark Knight Rises (250 milionë USD). Oppenheimer e justifikoi buxhetin duke kthyer gati 10-fish investimet. Arkëtimet e deritanishme flasin për 958 milionë dollarë fitime në mbarë botën.
Filmi i vitit 2023 ndjek historinë e shkencëtarit J. Robert Oppenheimer, të luajtur nga Cillian Murphy, dhe rolin e tij në zhvillimin e bombës atomike e cila u përdor në Luftën e Dytë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi