‘Bafta 2024’/ “Oppenheimer” rrëmben 7 çmime, aktorja më e mirë është Emma Stone

19 Shkurt 2024 | 18:54

Filmi Oppenheimer ka rrëmbyer shumicën e çmimeve Bafta, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

“Dhe BAFTA shkon pwr Oppenheimer” Këto fjalë ishin në buzët e prezantuesve të ceremonisë së çmimeve të filmit BAFTA gjithsej shtatë herë në Londër të dielën në ceremoninë e moderuar nga aktori skocez David Tennant në Southbank Centre’s Royal Festival Hall në kryeqytetin britanik.

Cmimet për Oppenheimer përfshinin çmimin për aktorin më të mirë për Cillian Murphy, për aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, çmimin e regjisorit me te mire për Christopher Nolan dhe filmin më të mire.

Fantazia shkencore e komedisë së zezë të Yorgos Lanthimos, Poor Things, e cila ishte nominuar 11 herë, pati gjithashtu një mbrëmje të suksesshme ne BAFTA, duke fituar pesë nga trofetë e famshëm të maskës se arte, duke përfshirë një për Emma Stone si aktorja më e mirë.

Gjithashtu Filmi “The zopne of interest’’ i Jonathan Glazer u nderua tre herë nga nëntë nominime.

Drama kriminale perëndimore e Martin Scorsese-it Killers of the Floëer Moon, e cila gjithashtu kishte nente nominime, përfundoi pa fitore, ashtu si Barbie dhe Maestro.

Ndërkohë, disa performanca u vleresuan pozitivisht. Kantautorja Sophie Ellis-Bextor performoi hitin e saj të vitit 2001 “Murder on the Dancefloor”, duke bere audience te kerceje, Dhe Hannah Ëaddingham këndoi një version shumë emocionues të “Time After Time’’.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026