Barcelona kundër Madridit, shpenzon miliona për të qëndruar në F1
Barcelona do të shpenzojë 50 milionë euro për të qëndruar në kalendarin e Formula 1. Kjo pas lajmeve të fundit se Liberty Media po mbështet projektin rival në Madrid pas vitit 2026, i fundit në kontratën aktuale të Barcelonës. Formula 1 nuk e përjashton qëndrimin në Katalonjë por ndoshta do të duhet që kjo të alternohet me një tjetër cirkuit evropian.
Ndërkohë në Madrid janë optimistë për debutimin në vitin 2027. Drejtori i cirkuitit katalanas, Josep Lluis Santamaria ftoi mediat gjatë kësaj jave për të ndjekur punimet për rinovimin të cilat do të arrijnë shumën e 50 milionë eurove.
Jo vetëm Formula 1 por edhe MotoGP është në objektivat e rikonfirmimit në Barcelonë. Gjithçka sipas modelit të Shteteve të Bashkuara që ka 3 pista në calendar. Një grup inxhinierësh nga F1 kanë inspektuar punimet e fundit dhe do të hartojnë një raport për drejtorin Domenicali.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset