Verstappen mundi Leclerc për të 1’in “pole position” të sezonit 2024
Kampioni në fuqi qëndroi në heshtje në dy sesionet e para kualifikuese përpara se të dominonte sesionin e tretë me kohën 1m29.421s të cilën e përmirësoi në xhiron e fundit në 1m29.179s. Kohë me e ngadaltë se Leclerc në sesionin e dytë por monegasku nuk kishte në gjëndje ta përsëriste disa minuta më vonë dhe u dorëzua në 1m29.407s si pasues i Verstappen në rradhën e 1’rë.
George Russell kaloi një eleminim të mundshëm në sesionin e dytë për të dhënë kohën 1m29.485s në të tretin që e vendos në rradhën e dytë të nisjes ditën e garës. Fernando Alonso do ta fillojë nga vendi i 6 pasi rregjistroi vetëm një xhiro të shpejtë në sesionin e 3 kualifikues. Kohë e cila do ta rendiste të tretin nëse rivalët nuk do të përmirësoheshin në tentativën e dytë.
Lando Norris dhe Oscar Piastri nuk shkuan më shumë se rradha e katërt në bordin e McLaren, përpara Leëis Hamilton i cili nuk ishte në gjëndje të konfirmonte kohët e shpejta të dhëna në provat e lira. Nico Hulkenberg kompleton top 10 në nisje mgjs në bordin e Haas nuk e përmirësoi dot e vendosur në sesionin e dytë kualifikues.
Gara e Bahreinit që startoi sezonin 2024 në Formula 1 do të vijë në Euro Neës të dielën nga ora 16:00. Si dhe për të parën herë në Shqipëri në transmetim radiofonik në IN Radio në 105.7 mhz.


LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë