English

Starton ‘Formula I 2024’, Toti zbulon çfarë pritet të ndodhë: Sa shanse ka Ferrari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, si “Formula 1”, pritet të startojë zyrtarisht ditën e nesërme, në datën 1 mars dhe do të jepet ekskluzivisht në Euronews Albania.

- Advertisement -

Sprint Race, Provat Zyrtare dhe Gara do të analizohen nga gazetarë e të ftuar në studio.

Ndërkohë gazetari Ermal Toti ka zbuluar detaje lidhur me atë që pritet të ndodhë me nisjen e “Formula I”.

Toti tha se në sesionin kualifikues pritet të përcaktohen 10 pilotët e parë, e më pas në dy kualifikueset e para do të jenë vendet nga 10-20.

Ai shtoi se më pas do të fillojë gara për të zbuluar se kush do të jetë njeriu që do të fitojë kurorën nga Maks Fershtapen.

Sipas Totit, Ferrari e ka të vështirë që ta mundë Red Bullin, por shtoi se krahasuar me Bahreinin e vitit 2023, skuadra e Ferrarit është më e shpejtë dhe më afër kryesuesve.

Ai tha se nëse Ferrari do e ruajë këtë paraqitje, do të jetë më e vështirë për Red Bullin që të kryesojë.

“Pritjes i ka ardhur fundi. Skuadrat kanë zbritur në Shakir. Nga sot nuk ka më teste. Të gjitha provat janë bërë. Duke filluar nga nesër do të jenë provat zyrtare.

Sesioni kualifikues ku do të përcaktohen 10 pilotët e parë. Pastaj në dy kualifikueset e para do të jenë vendet nga 10-20. Pastaj do të fillojë gara për të zbuluar se kush do të jetë njeriu që do të fitojë kurorën nga Maks Fershtapen.

Nuk bëhet fjalë që Ferrari të jetë në gjendje ta mundë Red Bullin. Por krahasuar me Bahreinin e vitit 2023, skuadra e Ferrarit është më e shpejtë, më afër kryesuesve. Por nëse Ferrari e ruan këtë paraqitje, sigurisht do të jetë më e vështirë për Red Bullin”, tha Toti.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?