Hidhet shorti i çerekfinaleve në Champions League, njihuni me finalet e parakohshme

15 Mars 2024 | 13:55

Kompeticioni i më të mirëve të Evropës ka mbërritur në fazën më interesante, e bëhet fjalë për Champions League, që këtë të premte zbuloi 4 çiftet çerekfinaliste. Shorti nuk zhgënjeu askënd, duke prodhuar përballje të forta, por dhe një finale të parakohshme. Reali i Madridit, rekordmeni i këtij kompeticioni do të përballet me Manchester Cityn, fituesin në fuqi të Champions. Sezonin e shkuar këto dy skuadra u përballën me njëra-tjetrën, me britanikën që u kualifikuan me goleadë, ndërsa duket se ka ardhur momenti për hakmarrje.

Në përballjet e tjera, Bayerni sfidohet nga Arsenali, Dortmundi përballet me Atletiko Madrid, ndërsa Barcelona me skuadrën tashmë të preferuar PSG-në. Duele interesante po ashtu, ndërsa ajo që mund të cilësohet e vështirë është gjetja e favoritit, kjo për faktin se ekipet po kalojnë një superformë. Përballja e fundit anglo-gjermane Bayern-Arsenal daton në 2017-ën aty ku bavarezët kalonin më tej me rezultatin total 10-2.

Dortmundi dhe Atletiko janë përballur 4 herë me njëra-tjetrën në vitet e shkuara të këtij kompeticioni, përballje të vlefshme për fazën e grupeve, ku secila ka nga 2 fitore. Kur shohim ciftin PSG-Barcelona të gjithë përfytyrojmë përmbysjen e çmendur të katalanasve në 2017 pas disfatës 4-0 në Paris. Në Barcelonë, vendësit triumfuan në shifrat 6-1 duke kaluar më tej. Shorti parashikon dhe përballjet gjysmëfinale, ku fituesi i çiftit Real-Man City përballet me atë që kalon më tej në duelin Arsenal-Bayern. Ndërkohë fituesi i Barcelona-PSG përballet me skuadrën që avancon në sfidën Dortmund-Atletiko. Ndeshjet e para luhen më 9 dhe 10 prill e ato të kthimit 1 javë më pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026