Ritet e muajit të Ramazanit|Gjirokastër, të shumtë besimtarët myslimanë që agjërojnë
Ndërsa muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë ka disa ditë që ka nisur, në qytetin e Gjirokastrës ata po zhvillojnë ritet religjoze të fesë Islame.
Në xhaminë e Pazarit karakteristik besimtarët myslimanë, të cilët po agjerojnë kryejnë faljet dhe ritet e tjera të këtij muaji të shenjtë.
“Gjithmonë në çdo vit ne shohim këtë ndryshim të madh ku njerëz të ndryshëm vijnë për herë të parë në xhami duke kërkuar atë paqe shpirtërore, duke kërkuar atë lidhje me zotin që ka nevojë çdo njeri dhe duke u bërë kështu më të përkushtuar, sigurisht numri i besimtarëve në Gjirokastër apo edhe jashtë saj është gjithmonë e më shumë në rritje dhe në mënyrë më specifike numri i personave që agjërojnë qofshin këta edhe agjërues për herë të parë”, tha Aorel Senja, Myftiu i Gjirokastrës.
Mesazhet që përcillen gjatë riteve fetare janë për më shumë paqe, harmoni dhe mirëkuptim midis njerëzve.
“Mesazhi i Ramazanit është një mesazh shumë i bukur, një mesazh që pak a shumë e lidh njeriun me Zotin e gjithësisë duke e bërë atë më të devotshëm, më mirënjohës, më falënderues ndaj Zotit, por nuk është vetëm ky mesazhi i Ramazanit por gjithashtu është një mesazh, i cili e bën njeriun më të mirë, më të edukuar në shoqërinë që ai jeton duke kontribuar gjithmonë për mirë, duke shpërndarë paqe, mirësi dhe begati në vendin që ai jeton”, tha Aorel Senja, Myftiu i Gjirokastrës.
Besimtarët myslimanë urojnë për një muaj të mbarë dhe agjërim të lehtë.
“Uroj gjithë besimtarët myslimanë gëzuar muajin e Ramazanit, dhe agjërim sa më të lehtë”, tha një djalë.
“Uroj të gjithë besimtarët në qytetin tonë të bukur të Gjirokastrës, gëzuar muajin e Ramazanit, gjithë besimtarët në gjithë Shqipërinë dhe në gjithë botën, ta kalojnë një muaj të gëzuar të paqshëm me begati dhe me hare, gjithashtu lus Zotin e madhëruar për paqe, për mirësi, për popullin tonë shqiptar dhe për gjithë popujt e botës”, tha një tjetër djal i intervistuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)