26-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshimet e para të Policisë

16 Mars 2024 | 15:18

Një 26-vjeçar në Pogradec është gjetur i pajetë nga familjarët në katin e parë të banesës së tij.

Sipas burimeve nga Policia, nga kqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Dyshimet e para janë se ai është vetëvarur, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec-Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026