Izraeli nis një operacion në spitalin më të madh të Gazës

18 Mars 2024 | 12:54

Forcat izraelite filluan këtë të hënë herët një tjetër operacion në spitalin më të madh të Rripit të Gazës, duke thënë se militantët e Hamasit ishin rigrupuar atje dhe kishin qëlluar mbi ushtrinë izraelite nga brenda kompleksit, në të cilin sipas zyrtarëve palestinezë janë strehuar dhjetëra mijëra njerëz.

Ushtria bastisi për herë të fundit spitalin Shifa në muajin nëntor pasi pretendoi se Hamasi kishte një qendër komandimi brenda ndërtesës. Ushtria zbuloi një tunel që të çonte në një bunker, si dhe armë që tha se u gjetën brenda spitalit, por provat ishin të pamjaftueshme për të mbështetur pretendimet dhe kritikët akuzuan ushtrinë për rrezikimin e pamatur të jetës së civilëve.

Të strehuarit në spital thanë se forcat izraelite të mbështetura nga tanket dhe artileria rrethuan kompleksin mjekësor të hënën herët dhe snajperët qëllonin mbi njerëzit brenda tij. Ata thanë se ushtria bastisi një numër ndërtesash dhe arrestoi dhjetëra veta.

“Ne jemi të bllokuar brenda”, tha Abdel-Hady Sayed, i cili është strehuar në Shifa për më shumë se tre muaj. “Ata qëllojnë mbi çdo gjë që lëviz … mjekët dhe ambulancat nuk mund të lëvizin”.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se ushtria izraelite po hap zjarr në një ndërtesë të përdorur për operacione të posaçme mjekësore. Ministria tha se një zjarr shpërtheu në hyrje të spitalit.

Ministria tha se rreth 30,000 veta janë strehuar në spital, përfshirë pacientë, personel mjekësor dhe banorë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre duke kërkuar siguri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026