Shtyhet seanca për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve dhe një akt ekspertimi
Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.
Shkak është bërë mungesa e njërit prej avokatëve të të dyshuarve, i cili kishte sjellë kërkesë në gjykatë.
Po ashtu shkak për shtyrjen është bërë edhe mungesa e akt-ekspertimit që është kërkuar nga Gjykata për projektin e ‘Promenadës’.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.
Pak ditë më parë Dako me vendim të GJKKO-së u lirua nga burgu, pasi skaduan afatet e paraburgimit.
Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu ‘non grata’ edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mungon akt-ekspertimi topografik, shtyhet seanca për Vangjush Dakon
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)