Ushtria izraelite sulmon spitalin në Gaza, qindra palestinezë në pritje të ndihmave

18 Mars 2024 | 16:45

Ushtria izraelite ndërmori të hënën një tjetër sulm ndaj spitalit “Al Shifa” në Qytetin e Gazës, duke akuzuar Hamasin se e përdorte atë si bazë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se një zjarr në hyrjen e spitalit shkaktoi asfiksimin e grave dhe fëmijëve. Ndërsa mediat izraelite raportuan se ushtria mori nën kontroll spitalin dhe arrestoi 80 vetë.

Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari tha se ushtria kreu një operacion me precizion të lartë në qendrën mjekësore dhe se po vepronte në bazë të informacioneve konkrete.

Ndërkohë, qindra palestinezë në Qytetin e Gazës pritën me durim për ushqime dhe ndihma.

“Ne po vuajmë këtu. Kemi arritur në një pikë ku për të ngrënë na mjafton vetëm mielli. Mielli nuk është as ushqim. Po hamë bukë thatë, por falë Zotit që e kemi”, thotë një banor.

Kushtet janë veçanërisht të rënda në veri të Gazës, që ka përjetuar një shkatërrim të gjerë dhe është izoluar nga Izraeli që prej tetorit. Deri në 300 mijë palestinezë besohet se kanë mbetur atje, pavarësisht thirrjeve të Izraelit për evakuim dhe po hanë kafshët.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me presidentin izraelit Isac Herzog, të cilit i rikonfirmoi mbështetjen, por edhe e paralajmëroi me pasoja për vdekjet e civilëve palestinezë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026