Fitoi zgjedhjet në Rusi, Putin do të vizitojë Kinën në maj
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me homologun Xi Jinping, sipas Reuters.
Sipas mediave të huaja, ky do të ishte udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që nga fitorja e tij në zgjedhje.
Një burim i njohur me këtë çështje tha se “Putini do të vizitojë Kinën”, gjë që u konfirmua në mënyrë të pavarur nga katër burime të tjera, të cilët folën të gjithë në kushte anonimiteti.
Një tjetër nga burimet tha se udhëtimi i Putin do të ndodhte ndoshta në gjysmën e dytë të majit, ndërsa dy nga burimet thanë se vizita e tij do të vinte përpara udhëtimit të planifikuar të presidentit kinez në Evropë.
Kremlini nuk pranoi të komentojë dhe Ministria e Jashtme e Kinës nuk është përgjigjur lidhur me këtë çështje.
Të dy vendet deklaruan një partneritet “pa kufij” në shkurt të vitit 2022 kur Putin vizitoi Pekinin, disa ditë para pushtimit të Ukrainës.
Vëzhguesit kishin thënë se presin që Putin ta bëjë Kinën ndalesën e tij të parë pas rizgjedhjes, me inaugurimin e tij zyrtar rreth 7 majit.
Putin u tha gazetarëve të dielën se Rusia dhe Kina ndajnë një pikëpamje të ngjashme globale dhe se Moska e Pekini do të zhvillojnë më tej lidhjet në vitet e ardhshme.
Presidenti kinez vizitoi Rusinë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit pas pandemisë në mars të vitit të kaluar, menjëherë pas fillimit të mandatit të tij të tretë si lider.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë