Djemtë në hetim për drogë, Prokuroria konfiskon pasuritë e prindërve në Tiranë
Djemtë në hetim për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ në Angli, Prokuroria Tiranë konfiskon pasuritë a pajustifikuara në prindërve
Prokuroria Tiranëka konfiskuar pasuritë e pajustifikuara të prindërve të Selami dhe Vasil Duraku, të cilët janë në hetim për trafikim të lëndëve narkotike në Angli.
Mësohet se janë konfiskuar pasuritë në pronësi të shtetasve R.D. e Gj.D., konkretisht:
- Apartament, me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
- Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë; dhe
- Garazh, me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.
“Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasi nga hetimi i kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.
Pasuritë e mësipërme janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.
Dy djemtë dyshohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/ai Kodit Penal, kryer jashtë shtetit (Angli)”-thuhet në njoftimin e SAPK.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg, kreu i PD në Greqi dhe Dule vizitojnë Belerin
- E veja e Navalnyt: Protestat dëshmojnë se Putini është president jo legjitim
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor