Lajçak: Diskutimet për dinarin vijojnë të hënën, me marrëveshjen të merren liderët
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin trepalësh që kishte me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç.
Lajçak ka thënë se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.
Por ai ka shtuar se Marrëveshja (Bazike dhe Aneksi i Ohrit), duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksin e Ohrit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni