Blinken mbërrin në Lindjen e Mesme, në një përpjekje të re për armëpushim

20 Mars 2024 | 16:41

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë të premten Izraelin, si pjesë e një misioni në Lindjen e Mesme, konfirmoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetin Matthew Miller.

Njoftimi fillestar për misionin nuk e përfshinte ndalesën në Izrael, diçka e pazakontë. Sekretari i Shtetit Blinken e ka vizituar Izraelin në secilën nga pesë vizitat e tij në rajon që nga fillimi i luftës.

Vizita vjen mes tensioneve mbi planet izraelite për një sulm ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Zoti Blinken arriti në Arabinë Saudite të mërkurën dhe shkon në Kajro të enjten për të biseduar me udhëheqësit rajonalë mbi përpjekjet për të siguruar një armëpushim.

Në Arabinë Saudite, ai pritet të takohet me princin e kurorës, Mohammed bin Salman.

Ndërkohë banorët e qytetit të Gazës në veri thanë se luftimet rreth spitalit Al Shifa ishin më intensivet prej disa muajsh. Izraeli tha se kishte vrarë 90 persona të armatosur. Hamasi mohoi të kishte pasur luftëtarë të pranishëm në spital dhe tha se të vrarët ishin civilë.

Ditët e fundit luftimet në pjesët veriore të Gazës janë intensifikuar.

Misioni i zotit Blinken vjen në një kohë tensionesh në marrëdhëniet mes administratës së Presidentit Joe Biden dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Kryeministri izraelit Netanjahu hodhi poshtë të martën thirrjen e presidentit Biden për të anuluar planet për një sulm tokësor në Rafah, qyteti në skajin jugor të Gazës, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës.

Zoti Netanjahu u tha ligjvënësve se ia kishte bërë “shumë të qartë” zotit Bidenit në një telefonatë “se ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund eliminimin e batalioneve në Rafah dhe kjo nuk mund të realizohet përveçse duke hyrë në terren”.

Izraeli thotë se Rafah është baza e fundit madhore e luftëtarëve të armatosur nga Hamasi. Uashingtoni thotë se një sulm tokësor atje do të ishte “i gabuar” dhe do të shkaktonte pasoja të rënda mes civilëve.

Në Rafah strehohen më shumë se një milion banorë të Gazës që u urdhëruan nga forcat izraelite të shkojnë atje në fillim të luftës. Izraeli thotë se ka një plan për t’i evakuuar ata por nuk është e qartë se ku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026