“Dënim shembullor kush prek votën”, Meta: Kush deformon vullnetin e shqiptarëve është armik i republikës

27 Mars 2021 | 16:14

Presidenti Meta zgjodhi Durrësin për të prezantuar nismën e tij për mbrojtjen e zgjedhjeve. Duke ftuar të gjithë qytetarët të denoncojnë në faqen e presidencës krimin zgjedhor, kreu i shtetit u shpreh se kushdo që prek votën është armik i republikës dhe meriton një dënim shembullor.

“Kushdo që teton të prekë votën e lirë, nuk do të ketë shpëtim. Do të ketë ndëshkim ë mrekullueshëm, spektakolar, siç e meriton një armik i republikës. Kush prek votën e lirë është armik i Republikës së Shqipërisë. Sepse degradimi i zgjedhjeve sipas modeleve të Shijakut, të Dibrës etj., na ka bërë të jemi aq mbrapa sa të ëndërrojmë zgjedhje si në Kosovë apo si në Maqedoninë e Veriut”, tha z. Meta.

Mbrojtja e procesit zgjedhor nga manipulimi, sipas kreut të shtetit, është në fakt mbrojtje e demokracisë dhe aspiratave evropiane të shqiptarëve.

“Në këtë nismë të re i ftoj të gjithë shqiptarët për të denoncuar krimin zgjedhor me moton: Të zgjedhjet, të mbrojmë pluralizmin, të mbrojmë demokracinë dhe të shpëtojmë të ardhmen evropiane të Shqipërisë që është vënë, për fat të keq në pikëpyetje”, u shpreh Presidenti Meta.

Meta u shpreh se konferencat nga Durrësi në kuadër të kësaj nisme do të jenë të përjavshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026