Mediu në parlament: Të rikthehen koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura

21 Mars 2024 | 10:43

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, apeloi nga foltorja e Kuvendit që maxhoranca dhe opozita të vijojn punën për realizimin e reformës zgjedhore.

Kreu i PR theksoi se në qendër të reformës së re zgjedhore duhet të jetë marrëveshja e arritur me OSBE-në për të rikthyer mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

Gjithashtu Mediu apeloi për listat e hapura të deputetëve, votën e diasporës dhe dënimin e të gjithë atyre personave që intimidojnë votuesit gjatë zgjedhjeve.

“Nuk është shaka e fundit, por është shaka që po bëhet për dy vjet për mosfunksionimin e këtij komisioni. Çfarë pengon për ta bërë reformën zgjedhore? Bazuar në atë marrëveshje të dakordësuar me OSBE-në ne duhet e para të rikthejmë mundësinë e koalicioneve parazgjedhore, si një mundësi për të zhvilluar pluralizimin, jo vetëm për grupe të caktuara politike por për çdo forcë të re politike. E dyta të rikthejmë kushtetueshmërinë në parlament, qytetarët të votojnë deputetët përmes listave të hapura. Mos të qajmë sot për 2008-ën, por të kishim mend dhe në 2008-ën kur e bëmë. Diaspora e di më mirë se çfarë do dhe ata e kanë paraqitur propozimin e tyre”, tha Mediu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026