Përmeti U-16 shpallet kampion kombëtar i basketbollit për të reja

22 Mars 2024 | 16:31

Ekipi i të rejave të Përmetit është shpallur kampion kombëtar në sportin e basketbollit. Në ambientet e Pallatit të Sportit të qytetit u zhvillua finalja e Kampionatit Kombëtar U16 femra midis ekipeve The Roses (Përmeti) dhe Goga Basket.

Vajzat përmetare dominuan gjatë gjithë ndeshjes duke arritur rezultatin përfundimtar 93-40.

Lojtarja më e mirë e finales u shpall basketbollistja Aurora Dhedhes, një talent premtues e cila u vlerësua dhe me një çmim në fund të ndeshjes.

Basketbollistja Aurora Dhedhes

Stafi drejtues i ekipi me profesor Et’hem Kaso, trajneria Anila Çobo dhe vajzat basketbolliste treguan sërish traditën e konsoliduar të këtij sporti në qytetin e Përmetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026