2024 mund të jetë viti i fundit për Ricciardo-n në Formula 1
Daniel Ricciardo e pranon se viti 2024 mund të jetë sezoni i fundit në Formula 1. Kjo pas startit të dobët që e la pas Tsunoda’s dhe deklaratave të ish kampionit të vitit 1980, Alan Jones të mbështetura nga këshilltari Dr Helmut Marko.
Të dy mbështesin Liam Lawson si zëvendësues të Ricciardo-s nëse 34-vjeçari australian nuk do të përmirësojë rezultatet në RB Visa cash. I pyetur nga media në Melbourne, Ricciardo konfirmoi: “Nuk mendoj përtej këtij viti”.
I mbështetur nga boss Christian Horner, Ricciardo u kthye në familjen e pijeve energjike me objektiv ribashkimin me Max Verstappen në skuadrën e 1-rë.
Por problemet aktuale që rikthejnë kujtimet e vitit të pasuksesshëm 2022 te McLaren e “largojnë” sërish nga pista. Australiani thotë se çdo garë e përjeton dhe përqendrohet njësoj si një dekadë më parë për të provuar edhe një herë cilësitë që zotëron.
“Pavarësisht nëse do të jetë apo jo viti im i fundit, dua të mos mungojë asgjë nga unë. Do të jem apo jo këtu, është një eksperiencë që e provova edhe 18 muaj më parë”, përfundoi australiani.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta