Dy gara të mbyllura, 22 të tjera për t’u zhvilluar në udhëtimin më të gjatë të historisë së Formula 1. Me një tifozeri masive në një prej qyteteve sportive kryesore në botë, këto janë disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje në Melbourne…
Bearman apo Sainz, kush do ta ngasë Ferrari-n në Australi? Pas nisjes premtuese të spanjollit në Bahrain dhe pas provës spektakolare të anglezit në Arabinë Saudite përgjigjja është ende e panjohur. 2 vite më parë Alex Albon u kthye në pistë 2 javë pas heqjes së apandesitit. Operacion i njëjtë të cilit iu nënshtrua Sainz.
Problemet me pilotët Arabinë Saudite nuk e lejuan Ferrari-n të tregojë nëse është afruar apo jo me Red Bull që ka fituar dy garat e para me 2 pilotët në majën e podit. Këtë sezon Charles Leclerc e dërgoi Ferrari-n për të dytën herë në vendin e 3-të me një distancë prej 18” pas Max Verstappen.
Në kontrast me Ferrari-n ka më pak optimizëm te Mercedes që bëri një start konfuz të sezonit. Shenjat për shpejtësi të pastër janë më shumë në prova krahasuar me garën. Mercedes po punon për të lënë pas çdo problem që makina W15 ka shfaqur gjatë kësaj kohe.
Oscar Piastri dhe Daniel Ricciardo janë dy pilotët vendas që priten me interes në Melbourne. Piastri debutoi një vit më parë te McLaren ndërsa Ricciardo po garon për karrierën e tij në bordin e Racing Bulls ku për momentin është pas Tsunoda’s.
Incidente dhe aksidente të shumta ndërprenë disa herë garën 1 vit parë dhe si rezultat atë e përfunduan vetëm 12 pilotë ndërsa 4 prej atyre që rinisën garën u eliminuan nga komisarët e pistës. Ashtu si në Jeddah edhe Albert Park ka kthesa të shpejta që mund të çojnë në gabime gjatë luftës mes pilotëve për një vend në zonën e pikëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Formula 1 në gjykatë, Felipe Massa kërkon titullin e vitit 2008
Klauzolë e fshehtë në kontratën e Max Verstappen