‘Greqia, një histori e përmbledhur’/ Promovohet botimi i 4-të me autor Richard Clogg
Nën organizimin e Institutit për Studime Ndërkombëtare, u promovua libri ‘Greqia.
Një histori e Pwrmbledhur’ i autorit Richard Clogg, i cili vizitoi për herë të dytë Shqipërinë për të qenë pjesë e këtij promovimi.
Tani i ribotuar në një botim të katërt, të përditësuar, ky libër ofron një hyrje të përmbledhur dhe të ilustruar në historinë moderne të Greqisë, që nga lëvizjet e para të lëvizjes kombëtare në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e deri në ditët e sotme.
‘LIbri ofron një pasqyrë koncize dhe gjithëpërfshirëse të historisë moderne greke, zhvillimit politik dhe zhvillimeve shoqërore në Greqi.
Ne zgjodhëm ta përkthejmë këtë botim në gjuhën shqipe, sepse i ofron publikut shqiptar mundësinë për të njohur dhe kuptuar më mirë Greqinë nëpërmjet rishikimit historik të ngjarjeve kryesore dhe historisë së saj moderne dhe bashkëkohore.’
Libri përfshin ilustrime shtesë, së bashku me tabela të përditësuara dhe sugjerime për lexim të mëtejshëm.
‘Greqia është një fqinj shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, dhe padyshim është një gjë e mirë që shqiptarët të dinë pak nga historia e Greqisë. Ndonjëherë kjo ka qenë mjaft e vështirë, por njohja e mirë dhe e fortë e historisë së Greqisë dhe Shqipërisë është e rëndësishme për botën.
Dy vendet tashmë kanë vendosur demokracinë dhe marrëdhëniet duhet të mbeten të mira.’
Richard Clogg ka qenë Ligjërues i Historisë Moderne Greke në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore dhe King’s College, Universiteti i Londrës, Lexues i Historisë Moderne Greke në King’s College, Londër dhe profesor i Historisë Moderne të Ballkanit në Universitetin e Londrës.
Ai ka shkruar gjerësisht për historinë dhe politikën greke nga shekulli i tetëmbëdhjetë e deri më sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë