Forcat serbe pranë kufirit të Kosovës! Analisti: Rreziku është afër

22 Mars 2024 | 10:42

Analisti Ylli Hoxha tha se nuk mund të tregohemi naiv, kur flasim për Serbinë, pasi ky shtet ka treguar në të kaluarën gatishmërinë për të shkaktuar gjenocid në Kosovë.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha komentoi videon e postuar më herët nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në të cilën duken trupat ushtarake serbe në afërsi me kufirin e Kosovës.

Analisti tha se fakti që ngjarja në Banjskë mbeti e padënuar, ka bërë që Vuçiç ta shikojë si një “ftesë për të ndërhyrë” në Kosovë dhe se vendosja e 40 bazave ushtarake rreth kufirit Kosovë-Serbi, nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse një kërcënim i hapur për të cilin duhet të jemi të përgatitur.

“Nuk është normale që të kesh 40 baza ushtarake përreth një kufiri siç është ai i Kosovë-Serbi. Ajo demonstron një skemë forcë, i cili kombinuar me deklaratat që jep në publik zoti Vuçiç, i cili u shpreh se do të presë shansin më të mirë për të ndërhyrë atëherë s’ka si interpretohet tjetër pos kërcënim i hapur, i drejtpërdrejte për luftë.

Ne duhet ta kuptojmë si të tillë. Është mirë që ka pasur konsolidim të forcave të NATO-s në Kosovë gjatë kësaj periudhe dhe ka një qartësim të pozicioneve të ashpërsisë së tonit që shprehet nga SHBA-ja në Prishtinë.

Nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër përveçse të jemi të përgatitur dhe ta marrim si sinjal shumë serioz atë që duhet të bënim prej kohësh. Kemi të bëjmë me një shtet që në të kaluarën ka treguar gatishmërinë për të ushtruar gjenocid, do ishte naivitet i madh i shteteve të rajonit po të rrinin duarkryq përball kësaj situate”,-tha analisti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026