U kap me 1 kg kokainë në makinë, i arrestuari ish-kryetar i Shoqatës së Transportit
Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e të enjtes në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një person.
Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet.
Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre.
I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Enea Sulejmani, 30 vjeç.
Sulejmani është një personazh i njohur, pasi është ish-Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.
Krahas Enea Sulejmanit policia ka arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë që e shoqëronin, të cilët janë Igli Begaj i ditëlindjes 2004 dhe Shkëlqim Ostreni i ditëlindjes 1998.
Ngjarja ka ndodhur teksa shtetasi i plagosur, i cili kishte rreth 1 kg kokainë brenda makinës, nuk i ka ndaluar postbllokut të Policisë dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin dhe ka rrezikuar jetën e efektivëve.
Personi i plagosur, Enea Sulejmani ka marrë plagë në inde të buta, plumbi nuk i ka prekur asnjë organ jetësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake te kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, nuk rezulton që efektivët të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi