Apple humb 113 mld dollarë në vlerën e tregut pas padisë së rregullatorit amerikan 

22 Mars 2024 | 15:28

Aksionet e Apple ranë me 4.1 për qind në mbylljen e bursës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me çka kompania humbi rreth 113 miliardë dollarë nga vlera e saj e tregut.

Sipas “Bloomberg”, kompania Cupertino po përballet me probleme në të dy anët e Atlantikut pasi Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së ngriti një padi kundër Apple të enjten për një monopol të supozuar në tregun e smartfonëve, ndërkohë që kompania po përballet edhe me një hetim nga Bashkimi Evropian për shkelje të mundshme të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA).

Padia e shumëpritur në SHBA vjen pas vitesh pretendimesh nga kritikët se Apple po dëmton konkurrencën për shkak të kushteve kufizuese të dyqanit të saj të aplikacioneve, tarifave të larta dhe aksesit të kontrolluar fort në harduerin dhe softuerin e saj.

“Apple po minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t’i bënin përdoruesit më pak të varur nga iPhone-ët e tyre”, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Sipas paditësit, Apple përdor monopolin e saj “për të nxjerrë më shumë para nga konsumatorët, zhvilluesit, krijuesit e përmbajtjes, artistët, botuesit, bizneset e vogla dhe shitësit me pakicë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

SHBA akuzon Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve

SHBA paralajmëron Vuçiç: Përdorimi i forcës kundër Kosovës, i papranueshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026