SHBA paralajmëron Vuçiç: Përdorimi i forcës kundër Kosovës, i papranueshëm

22 Mars 2024 | 15:02

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkaura ia kanë bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

Ai ka thënë se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë do të konsiderohej prej SHBA-së si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës.

O’Brien i ka bërë këto deklarata në një bashkëbisedim me gazetarët online.

Ai ka thënë, po ashtu, se Serbisë i është bërë e qartë që personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 21 mars se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, dhe i ka cilësuar këto lëvizje si “provokime të qëllimshme”.

Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka quajtur deklaratat e Kurtit si pjesë e fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.

Sipas saj, forcat e ushtrisë serbe janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Vendimet e Qeverisë nuk duhet t’i varfërojnë njerëzit”

Kur ka folur për Kosovën, O’Brien ka thënë se asnjë Qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë.

“Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre”.

Deklarata e tij ka qenë referencë për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme.

Kështu, është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.

Serbia deklaron se ndan ndihmë për serbët e Kosovës në vlerë të miliona eurove, duke u dhënë pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

O’Brienka thënë se vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.

Ai ka thënë se SHBA-ja beson që rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar në një mënyrë që ua vështirëson përditshmërinë qytetarëve të Kosovës./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026