Homazhe për Jorgo Papingjin/ Autori i mbi 4 mijë poezive u shua në moshën 81-vjeçare

22 Mars 2024 | 16:01

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare.

Sot u mbajten homazhet e Jorgo Papingjit, një mjeshtër fjalësh, poezia e të cilit e gjeti shtëpinë e saj në meloditë e këngës. Me laps në dorë, ai hartoi vargje që flisnin deri në thellësi të shpirtit njerëzor.

Papingji u lind në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942. Ne karrierën e tij prej thuaj pese dekadash ai numëron mbi 4000 poezi të mirëfillta, poezi te cilat I veshi me muzike duke lënë shenjë në shoqërinë shqiptare.

Ndër këngët e shkruara nga Papingji veçohen “Kur jemi bashkë të dy” e vitit 1980 kënduar nga Luan Zhegu, ‘Vetem nje Fjale’ e kenduar nga e Elsa Lila, ‘Sjam Tribu’ kenduar nga Aurela Gace, ‘Te dua o jete’ kenduar nga Ema Qazimi, “Kur e humba një dashuri” e kënduar nga Manjola Nallbani dhe shume kenge te tjera.

Pavarësisht pikëllimit të saj, bashkëshorja Tatjana gjen ngushëllim në faktin se Jorgo iku i përmbushur dhe gjen forcë në kujtimet që krijuan së bashku.

Si një artist të talentuar, por edhe si një njeri të jashtëzakonshëm e kujtojnë dhe miqtë e kolegët.

Sot, Jorgo Papingji mbetet një nga figurat me të dashura ne historinë e muzikës shqiptare. Kontributi i tij i padisutueshem ne artin dhe kulturën e vendit do të qëndrojë gjithmonë në kujtesën tonë. I dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës, Papingji është autor i 5 këngëve fituese në “Festivali i Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026