Broja kthehet në sulmin kuqezi, Sylvinho konfirmon zgjedhjet e “njëjta” ndaj Kilit
Pas mbërritjes në Parma, Kombëtarja zhvilloi seancën e fundit përpara miqësores me Kilin në Tardini mbrëmjen e sotme, seancë që i shërbeu trajnerit Sylvinho për qartësimet e fundit për formacionin e sfidës.
Gjatë kësaj kohe në krye të kuqezinjve kemi mësuar se braziliani nuk i pëlqen ndryshimet e mëdha.
Në këtë mënyrë formacioni i mundshëm për mbrëmjen e sotme pritet të fillojë me Strakoshën në portë. Aktivizim që lidhet edhe me pamundësinë e gatishmërisë së Berishës që u zëvendësua nga Sherri në momentin e fundit.
Në mbrojtje në vijë të drejtë, qendra do ti besohet eksperiencës së Gjimshitit dhe freskisë së Mihajt. Ndërsa nga krahët do të vendosen Mitaj në të majtë dhe Hysaj në krahun e djathtë. I pari në radarët e Juventus dhe i dyti që duhet të fitojë besimin e Tudor te Lazio.
Përpara mbrojtjes pritet të luajnë Asllani dhe Ramadani. I pari në një sezon të kënaqshëm te Inter, tjetri një lider te Lecce që në sezonin e 1’rë. Mesfusha do të plotësohet nga Seferi në të majtë, Bajrami në qendër dhe Asani ende pa minuta në klub, në të djathtë.
Sulmi duket se do të jetë i tëri i Brojës, që atë çka nuk e ka treguar në Londër duhet ta shfaqë me kuqezinjtë.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë