Miqësorja me Kilin, publikohen formacionet, Sylvinho lë Brojën në stol

22 Mars 2024 | 20:07

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte në 20:45 një miqësore kundër Kilit, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. Kjo do jetë përballja e parë mes dy skuadrave në histori, teksa dueli vjen si prova e parë gjenerale për kuqezinjtë e Sylvinhos para Euro 2024.

Braziliani i stolit kuqezi ka zgjedhur edhe formacionin titullar që do fillojë përballjen, me Manaj që preferohet nga minuta e parë në vend të Brojës apo Cikalleshit. Pjesa tjetër është e njëjtë me ndeshjet kualifikuese, teksa mungojnë Ismajli dhe Berisha.

Formacioni

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Bajrami, Asani, Seferi, Manaj Trajner: Sylvinho.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026