Loja “The Sims’’/ Margot Robbie do të prodhojë një film bazuar në lojën popullore
Shtëpia prodhuese e Margot Robbie do te realizoje një film të bazuar në ‘The Sims’, lojën kompjuterike gjerësisht popullore ku përdoruesit mund të luajnë simulime të jetës reale.
The Sims, një nga emrat më të mëdhenj në botën e lojërave kompjuterike, po behet gati per ekranin e madh.
Pas triumfit të madh të Barbie vitin e kaluar, kompania e Margot Robbie po bashkohet me Roy Lee dhe Miri Yoon për të sjellë në jetë aksionin e drejtëpërdrejtë.
The Sims është një lojë kompjuterike simuluese e jetës reale, ku përdoruesit luajnë si një avatar që ka tipare të ndryshueshme personaliteti, aftësi dhe marrëdhënie, dhe kalon nëpër detyrat e zakonshme të jetës së përditshme si përgatitja e darkës dhe dekorimi i një shtëpie.
Loja është ndërtuar mbi personazhe që kanë synime dhe aspirata. Ata gjithashtu, në varësi të lojës, mund të ndërtojnë një familje.
Që nga debutimi i tij në vitin 2000, ekskluziviteti ka evoluar përtej origjinës së tij periferike përmes vazhdimeve dhe zgjerimeve, dhe është bërë një nga lojërat video simuluese live me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, me afro 200 milionë kopje të shitura në mbarë botën.
Në njëfarë niveli, Sims ndan tipare të ngjashme si Barbie. Loja nuk ka rrëfim të vërtetë dhe shfaq personazhe që vazhdojnë jetën e tyre, megjithëse të kontrolluara nga lojtarët e lojës. Barbie, si lodër, nuk ka rrëfim, duke qenë një kukull me një sërë karrierash të pafundme, të kontrolluara nga lojtarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë