EMRAT| Fara kanabisi, armë dhe radio si të Policisë, arrestohen 2 shtetas në Shkodër

23 Mars 2024 | 12:31

Dy shtetas në Shkodër kanë rënë në prangat e Policisë, pasi iu gjetën fara kanabisi, armë dhe sende të paligjshme.

Sipas burimeve për Euronews Albania, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, janë vënë në pranga shtetasit Agron Doçaj dhe Liridon Gjoka.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1100 fara cannabisi, 1 armë gjahu, 20 fishekë, 2 radio si të Policisë dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.

Operacioni, për goditjen e tentativave për sigurimin e farave të cannabisit, me qëllim kultivimin.

Sekuestrohen 1100 fara cannabisi, 1 armë gjahu, 20 fishekë, 2 radio si të Policisë dhe 1 automjet.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i farave të cannabisit.

Në pranga dhe një shtetas tjetër që posedonte në banesë, 2 radio si të Policisë, 1 armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit A. D., 34 vjeç dhe L. Gj., 32 vjeç.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026