Arrestohet inspektori i Policisë, lidhje me 3 të arrestuarit që u kapën me kokainë

23 Mars 2024 | 12:57

Inspektori i Policisë, 38-vjeçari Ervis Shkurta, është arrestuar nga AMP, për shitje të drogës.

Sipas njoftimit, ndalimi i këtij punonjësi të Policisë është bërë pasi ka pasur lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një trafikant (ish-kreu i transportit ndërqytetas) që kishte në makinë 1 kg kokainë, u plagos pasi rrezikoi jetën e efektivëve dhe u arrestua bashkë me dy persona të tjerë.

Mësohet se ai ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mbrëmjen e së enjtes Ervis Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe menjëherë ka njoftuar grupin tjetër kriminal, ku u arrestuan tre personat që prisnin të merrni kokainën të largoheshin.

Prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merreshin me trafikun e shitjen e lëndëve narkotike.

Pas zbërthimit të celularëve të personave të arrestuar ka dalë emri i efektivit të Forcave Operacionale. Mes të arrestuarve janë gjetur biseda me një person tjetër me emrin “Visi i Pazarit”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e përkushtuar në përmbushje të misionit të saj për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026